Lajme

Profesori i Albin Kurtit jep dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje

By GAZETA SCANNER 1

June 21, 2024

Profesori universitar i kryeministrit Albin Kurti, Salem Lepaja ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tre muaj pasi Lepaja ishte bërë viral me deklaratën e tij ku e quante Kurtin si një student gjeni, tani ka vendosur që të ndërroi orientimin politik me ish-studentin, kryeministër aktual.

“Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje” ka njoftuar Lepaja vendimin e ri. “Kryeministri i ka regjistruar studimet në Fakultetin Elektroteknik, drejtimi Telekomunikacion-Informatikë në vitin 1993-1994 jashtë objekteve të institucioneve shkollore në atë kohë. Unë kam qenë prodekan për mësim dhe qysh atëherë më ka rënë në sy se ka qenë i pari në regjistër në provimin pranues, dhe suksesin nga shkolla e mesme e ka pasë të shkëlqyeshëm. E kam takuar disa herë pasi që është bërë kryeministër kohën e fundit jo, por jam takuar shumë herë”, kishte thënë Lepaja për Kurtin.

https://www.facebook.com/share/p/PzmGLkv6vqHN5TiR/?mibextid=oFDknk