Profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për zhvillimet e fundit në Bruksel.
Propozimin ndërkombëtar për Asocaicionin, Ker-Lindsay e sheh si një pikë kthese të mundshme në process.
Sipas tij, nëse Kosova do ta pajtohet ta themelojë Asociacionin, atëherë kjo do të krijonte një argument dhe hapësorë për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Beogradit.
Ker-Lindsay ka thënë se nëse “sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe për objektet fetare”, atëherë sipas tij është koha që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Eksperti britanik ka thënë se sigurisht që kjo s’mund të arrihet brenda natës, por që diku duhet të fillojë.
“Kjo është ajo që po përpiqet të bëjë bashkësia ndërkombëtare. Nëse Kosova pajtohet me këtë, krijon argument për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Beogradit. Nëse sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe objektet fetare – është koha që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Është e qartë se kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Bëhet fjalë për një proces me faza – i cili duhet të fillojë diku ”, ka thënë Ker-Lindsay për Zërin e Amerikës.
Lindsay e ka shpërndarë tekstin e Zërit të Amerikës edhe në profilin e tij në „X“ duke thënë se proceset e paqes shpesh herë kanë të bëjnë me renditjen dhe zhbllokimit të hapave në rëndin e duhur.
Sipas tij, në Kosovë, krijimi i Asociacionit është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia.
“Proceset e paqes shpesh kanë të bëjnë me renditjen. Zhbllokimi i hapave në rendin e duhur. Në Kosovë, krijimi i asociacionit të komunave serbe është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia“, ka shtuar ai.