Lajme

Profesor Bektashi për heqjen e dinarit nga qarkullimi: Deklaratat e disa zëdhënësve kanë shkelur rregulloren mbi pavërsinë e BQK-së

By GAZETA SCANNER 1

February 03, 2024

Profesori dhe eksperti i ekonomisë, Mejdi Bektashi, ka vlerësuar si të drejtë vendimin e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit nga qarkullimi. Në një intervistë për Euronews Albania, Bektashi ka theksuar se problemi kryesor lidhet me mënyrën se si është implementuar rregullorja e re e BQK-së.

“Vendimi i Bordit të BQK-së është legal dhe i mbështur në nenin 11 të kushtetutes dhe rregullores së BQK-së. Problemi paraqitet në implementimin që prek shumë njerëz, përafërisht 40 mijë serbë lokal që marrin subvencione nga Serbia. Serbia vitin e kaluar ka ndarë 130 milionë euro duke mos përfshirë investimet kapitale. Problemi parashtrohet me implemntimin. Rregullorja nuk duhet të tërhiqet pasi që ajo tashmë vetëm se është aprovuar, por duhet të kërkohet një periudhë për tranzicionin. 12 muaj ose më pak, me qellim që serbët të mësohen me këtë problem”, ka thënë Bektashi.

Ai ka shprehur keqardhjen për ndikimin e disa zyrtarëve politikë në BQK, të cilët sipas tij janë munduar të manipulojnë opinionin publik nëpërmjet deklaratave të tyre.

“Vendimi për këtë masë është marrë nga bordi i BQK-së dhe gabimi më i madh është bërë se politika, kryesisht disa zëdhënës duke shpejguar se kjo masë është e Qeverisë së Kosovës, kanë shkelur rregulloren mbi pavërsinë e BQK-së”, tha Bektashi.