Lajme

Prodhohen 300 kontejnerë, KRM “Pastrimi”: Procesi u ideua në bashkëpunim me Sahatçiun dhe Musliun

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore kanë finalizuar fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve për kryeqytetin.

Sipas njoftimit, procesi i prodhimit të këtyre kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor të vitit 2023, në bashkëpunim me ish-nënkryetaren e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

“Procesi i prodhimit të kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor 2023 në bashkëpunim me nënkryetaren znj. Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike z.Ilirik Musliu si nevojë që në Kryeqytet të rrisim numrin e kontejnerëve për shkak të mungesës së madhe dhe e cila ka ndikuar edhe në shërbimin cilësor. Përmes këtij projekti cilësor kemi arritur që me kosto të ulët të kursejmë edhe buxhetin e kompanisë dhe njëherit të ndihmojmë komunën në shtimim e numrit të tyre dhe e cila pritet të ndikoj dukshëm në ngritje të cilësisë”, thuhet në njoftim.