Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold është gati për një lëvizje në verë ndërsa ka refuzuar disa oferta rinovimi nga Liverpooli.
Anglezi ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës, që nënkupton se në janar do të jetë i lirë për të diskutuar me klube jashtë Anglisë.
Që sa kohë, Alexander-Arnold është shënjestër e Real Madridit, të cilët e kanë bërë prioritet për ta afruar në verë.
Duket se Real Madridi ka nisur ta bind lojtarin, me “Sport” që raporton se Alexander-Arnold tashmë ka refuzuar disa oferta rinovimi, ndërsa është gati për t’u larguar nga “Anfield”.
Real Madridi mbetet favoriti edhe shkaku i mikut të 26-vjeçarit Jude Bellingham, mirëpo lojtari pëlqehet edhe nga disa top klube evropiane si Bayern Munich, Barcelona e Paris Saint-Germain.
Liverpooli megjithatë nuk do të konsiderojë ndonjë ofertë në afatin e janarit përpos nëse marrin ofertë të madhe dhe do të shpresojnë se lojtari ta ndryshojë mendimin në pjesën e dytë të sezonit.
Alexander-Arnold gjithnjë ka deklaruar se ka ëndërr për t’u bërë kapiten te Liverpooli, shkaku që është pjesë e klubit që kur ishte gjashtë vjeç mirëpo me situatën aktuale mundësia më e madhe është largimi.
Negociatat pritet të avancohen në janar, ku aty do të mësohet nëse anglezi qëndron, apo sezonin tjetër do ta shohim me ndonjë fanellë tjetër.