Sport

Probleme në mbrojtje, Milan ka gati dy emra për në merkaton e janarit

By GAZETA SCANNER 1

December 15, 2023

Problemet e dëmtimeve që po shoqërojnë Milanin gjatë këtij sezoni kanë bërë që skuadra lombarde të punojë tashmë me synimin për të forcuar repartin e mbrojtes gjatë merkatos së janarit.

Milan ka bërë prioritet ardhjen e një qendërmbrojtësi të ri me synimin që të plotësojë hapësirat. Simon Kjaer vuan nga një sërë problemesh fizike, ndërsa Thiaw nuk do të mund të kthehet në fushën e lojës deri në shkurt, ndërsa Kalulu deri na mars. Në këtë situatë, kuqezinjtë kanë vendosur të kryejnë një transferim në këtë pozicion.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, emri i parë është ai i Jakub Kiwior, 23 vjeçari polak, dhe ai i francezit 28 vjeçar, Clement Lenglet.