Një aeroplan i kompanisë ajrore “Swiss International Air Lines”, që ishte nisur nga Bukureshti për në Cyrih, bëri ulje urgjente në Graz të Austrisë për shkak të problemeve në motor dhe tymit në kabinë dhe në hapësirën e pilotëve, njoftoi kompania.
Aeroplani i tipit “Airbus A220-300, që ishte i përfshirë në incidentin e së hënës, po bartte 74 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi. Të gjitha pasagjerët janë evakuuar, thuhet në deklaratën e kompanisë ajrore, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Dymbëdhjetë pasagjerë të fluturimit “LX1885” pranuan vëmendje mjekësore dhe njëri nga anëtarët e ekuipazhit u dërgua në spital me helikopter, por gjendja e tij mbetet e paqartë.
Kompania ajrore tha gjithashtu se katër anëtarë të tjerë të ekuipazhit ishin nën kujdes mjekësor.