Mjekët sugjerojnë një dietë të caktuar ushqimore, si dhe aktivitet fizik, për njerëzit që kanë probleme me hemorroide.
Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut për formimin e hemorroideve. Kjo pasi parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve varet nga jashtëqitja normale.
Kur dieta ushqimore është korrekte, e pasur hemorroide me lëngje dhe fibra arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë, duke mënjanuar problemet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit.
Linja e të ngrënit është: – Sa më shumë të ziera dhe të pjekura – Evitoni të skuqurat, pikantet, lajthitë, bajamet, çokollatat – Sa më shumë lëngje, për të shmangur dehidratimin e trupit.
Për sa i përket përditshmërisë, do të rekomandoja të shmanget pozicioni ulur në karrige për një kohë të gjatë. Si dhe është e rëndësishme të shmangni uljen në vendet e ftohta. Gjithmonë duhet të ketë një jastëk mbi karrige.
Aktiviteti fizik, ku përshihet e ecura, dhe rritja e sasive të fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.