Lajme

Prizren: E therrin me thikë dhe e gjuajnë nga vetura, personi në gjendje të rëndë shëndetësore

By GAZETA SCANNER 1

July 07, 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur në Prizren ku një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në rrugë, për çka Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se bëhet fjalë për therrje me thikë të një personi nga disa të tjerë të paidentikuar ende.

Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon t hetohet”, thuhet në njoftim