Një gruaje në Prizren dyshohet se i janë vjedhur 7 mijë e 360 euro, pasi e dërgoi veturën në autolarje.
Rastin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, i cili dha detaje rreth kësaj.
Bytyqi thotë se viktimës i janë vjedhur paratë pasi e ka dërguar veturën për ta pastruar në autolarje.
Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, ndërsa dje është raportuar në Polici.
“Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, tha Bytyqi për Express.
“Po punojmë që ta arrestojmë të dyshuarin. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka”, tha Bytyqi.