Lajme

Prishtinë: Vëlla e motër e raportojnë babain në Polici për dhunë, nuk ka të arrestuar

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Vëlla e motër kanë raportuar se janë sulmuar nga prindi i tyre.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 19.12.2024-11:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (vëlla e motër), kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre. Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.