Lajme

Prishtinasi preket me sëmundjen që ua mori jetën motrës e vëllait të tij, kërkohet ndihmë nga familja

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2022

Familja prishtinase e cila kishte tre fëmijë, tashmë ka vetëm një djalë. Motra dhe vëllai i Fisnikut kanë ndërruar jetë vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë që i kishte prekur ata.

Sëmundja fillimisht kishte prekur vëllain e madh, Bujarin, i cili pas lëngimit nga vuajtjet që ia shkaktoi sëmundja, kishte ndërruar jetë. Pak kohë më vonë e njëjta sëmundje i mori jetën edhe motrës së Fisnikut, e cila njëjtë si Bujari nuk arriti që të gjente shërim për sëmundjen e cila prek trurin.

I mbetur vetëm me nënën dhe babain, dy vite pas vdekjes së motrës makthi është rikthyer sërish. Sëmundja tani ka prekur edhe Fisnikun, i cili tash e disa javë ka mbetur i shtrirë në shtrat si pasojë e saj.

Drita në fund të tunelit për 16-vjeçarin nga Prishtina shihet të jetë në vendet e jashtme, ku besohet që mund të gjejë shërim për sëmundjen e rëndë që e ka kapluar. Mirëpo për këtë familja nuk i ka të hollat të cilat iu nevojiten, prandaj edhe kanë kërkuar publikisht ndihmë nga qytetarët.

Në njoftimin e publikuar nga hoxha Elvis Naçi, thuhet se për Fisnikun përkujdeset vetëm babai i tij, pasi që edhe nëna ka pësuar aksident dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Detajet tjera lidhur me të dhënat për ndihmë mund t’i gjeni në linkun më poshtë.