Lajme

Prishtina ndalon mjetet piroteknike

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike për festat e fundvitit.

Ndalesa e përodrimit të mjeteteve piroteknike është nga data 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.

“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftim e Komunës.

Sipas njoftimit, personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro.