Lajme

“Prishtina e përjetimeve të kota”, Hoxha: Përparim Rama nuk e ka seriozisht Planin Zhvillimor Komunal

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka paralajmëruar se Planin Zhvillimor Komunal do ta miratojë se shpejti.

Ajo ka bërë me dije se Rama këtë plan nuk e ka pasur prioritet që tri vite.

Në profilin e saj në “Facebook”, Hoxha ka shkruar se Rama nuk e ka seriozisht këtë gjë.

“Qe 3 vjet në qeverisje Përparim Rama nuk e ka pas prioritet Planin Zhvillimor Komunal, tash i ka jep zor për dy javë me kalu gjithqysh. A po mendoni që e ka seriozisht a? Ncuk… I ka kalu rishtazi planet rregulluese të hollsishme si Kalabria e do projekte parciale apo si po i quan master plane….e që janë joligjore sepse s’ka PZHK e hartë zonale që janë baza e tyre… Andaj me i validizu sa ma shpejt koeficientat e rritur dhe tjetërsimin e pronave publike duhet me kalu diqysh si shpejt e shpejt PZHK-në”, ka shkruar Hoxha.

Mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, i pari i Prishtinës ka thënë se i ka votat për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Ai ka vlerësuar se ky është një dokument strategjik për zhvillimin e kryeqyteti.