Lajme

Prioritet qebapët e jo shëndetësia – Deputetët e Vetëvendosjes hanë drekë përderisa në Kuvend zhvillohet seanca

By GAZETA SCANNER 1

February 29, 2024

Kuvendi i Kosovës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë duket se kjo seancë nuk është e rëndësishme edhe për disa deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje.

Artan Abrashi, Dimal Basha e Arber Rexhaj janë parë duke shijuar qebapët në njërën prej qebaptoreve në Prishtinë, derisa në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për gjendjen në shëndetësi.