Lajme

Prindërit ndajnë përvojën e tyre për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2023

E shtuna këtë javë nuk është ditë pushimi për prindërit.

Meqë këta kanë dal të furnizohen me tekste shkollore për fëmijët.

Gjatë mesditës njëra nga libraritë në vend ishte e stërmbushur me prind të cilët po prisnin edhe në rend së bashku me fëmijët për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore.

Mirëpo furnizimin me të gjitha tekstet shkollore nuk po e kanë edhe të lehtë.

Antigona Rexhepi nuk ua ka kompletuar akoma të gjitha librat djalit dhe dy vajzave të saj binjake, pasi disa prej tyre janë në mungesë.

Madje subvencionimi për libra sipas saj nuk është i mjaftueshëm, meqë siç thotë ajo vetëm për disa libra deri tashmë ka shpenzuar rreth 84 euro.

Edhe Bekim Nura nuk mundi të i furnizoj të dy fëmijët e tij me libra.

E ndryshe nga këta të fundit, Enva Krelani blerjen e perfundoi shpejtë, madje edhe çmimet sipas saj janë të arsyeshme.

Për mungesat e disa teksteve shkollore nga kjo librari thonë se nga e hëna pritet të furnizohen edhe me disa botime tjera të fazës së dytë.

Ani pse viti i ri shkollor 2023/2024 filloi të premtën, nxënësit duhet të pajisen me të gjitha tekstet shkollore deri të hënën për të startuar me procesin mësimor. /Tëvë1/