Botë

Princi Harry mbërrin në Londër për të vizituar babanë e tij që u diagnostifikua me kancer

By GAZETA SCANNER 1

February 06, 2024

Princi Harry ka mbërritur në Britaninë e Madhe pasi udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara për të parë Mbretin.

Ai duket se ka ndaluar në Clarence House, shtëpinë në Londër të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla, shkruan BBC.

Dy vetura të zeza, të cilat u panë duke u larguar nga suita VIP Windsor e Aeroportit Heathrow më herët këtë pasdite, u fotografuan duke mbërritur në rezidencën mbretërore, raporton agjencia e lajmeve PA.