Rozë

Princ William kujton humbjen e princeshë Diana-s përmes rrëfimit prekës

Pavarësisht izolimit dhe qëndrimit në shtëpi, princ Harry është kujdesur që ta vazhdojë me të njëjtin intensitet punën dhe kontributin e tij në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.

Gjatë dokumentarit të ri për BBC, William preku momente shumë delikate në jetën e tij, si ardhjen në jetë të një fëmije apo humbjen e nënës së tij, princeshë Diana-s, gjithnjë duke i lidhur me ndikimin që këto ngjarje patën në shëndetin e tij mendor.

“Unë dhe Catherine e mbështesim njëri tjetrin dhe përfshihemi bashkë në të tilla momente. Në evoluojmë dhe mësojmë të dy, por mendoj që gjërat më emocionet më të mëdha vijnë atëherë kur nuk e pret ose kur mendon se e ke hedhur pas krahëve një ngjarje.”

Princ William foli gjithashtu për ndjesitë e para të prindërimit si dhe për humbjen e dhimbshme të nënës së tij.

Princ William kujton humbjen e princeshë Diana-s përmes rrëfimit

“Të kesh fëmijë është momenti më i madh që ndryshon jetën! Mendoj që kur ke kaluar diçka traumatike në jetë si përshembull; babai yt nuk është aty pranë, nëna ka vdekur kur ti ke qenë i ri, gjithë emocionet të kthehen me fuqinë e erës sepse është një fazë e vështirë e jetës ku askush s’të ndihmon dot për t’ja dalë. Pastaj, kur ata erdhën gjërat ndryshuan. Eshtë padyshim një nga momentet më të bukura dhe më të frikshme në jetën time.”- përfundoi ai.

Edhe pse William-i nuk flet shpesh për Lady Diana-n, ai është shprehur se dhimbja që i ka shkaktuar humbja e saj, ishte “dhimbje si asnjë tjetër”.