Rozë

Princ Harry-it nuk i mungon fare jeta që bënte dikur!

Sot, princ Harry (një Virgjëreshë) feston ditëlindjen e tij të 36-të dhe sigurisht s’mund të mungonte urimi i vëllait të tij, princit Charles dukeshës Katë Middleton, dhe i mbretëreshës Elizabeth nëpër llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale.

Ndryshe nga ditëlindjet e tjera, ky vit e gjeti princin në California bashkë me Meghan Markle dhe vogëlushin e tyre, në shtëpinë e re, por nëse për ndonjë çast u bëtë nostalgjikë për jetën e vjetër të Harry-it, problemi juaj! 

Princit nuk i mungon aspak jeta që bënte pasi “është i dashuruar” me ndryshimet e shpejta. Sipas Vanity Fair, princ Harry është shumë herë më i lumtur tani dhe po i gëzohet jetës së re si të ishte një aventurë. Thuhet se ai është përshtatur shumë lehtë dhe nuk i mungon fare jeta që bënte dikur, si një mbretëror.

Sidoqoftë, kjo s’do të thotë që s’e merr malli për familjen e tij! Përkundrazi, u trishtua shumë që s’mundi t’i bashkohet familjes për pushimet e përvitshme të verës në Balmoral!