Lajme

Prezantohen fletëvotimet për votimin për largimin e kryetarëve në komunat veriore

By GAZETA SCANNER 1

April 20, 2024

Gjatë kësaj të shtune, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në katër komunat veriore, në listën e votuesve janë 46 mijë e 556 njerëz, apo 1 mijë e 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.

Më 3 prill, KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimit, ku kanë qenë 43 sosh, por pas raportimeve të sekretariatit të KQZ-së, u njoftua se 33 prej tyre, nuk do të përdoren për procesin e votimit.

Ndërsa, sekretari i KQZ-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se pas këtij “refuzimi”, numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.

Kujtojmë që nesër, më 21 prill, nesër do të mbahet procesi i votimit ku do të votohet për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në komunat veriore.