Lajme

Presioni politik ndaj Ahmetxhekajt, Miftaraj kritikon neglizhencën e Prokurorisë: Drejtohet nga persona të paguximshëm

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2024

Avokati i njohur Ehat Miftaraj ka kritikuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për paaftësi të madhe dhe neglizhencë në trajtimin e rastit të Bordit të RTK-së. Komentet e Miftarajt vijnë si në dritën e deklaratave të Ahmetxhekajt, i cili ushtrimin e ndikimit brenda Bordit të RTK-së e cilësoi si vepër të qartë penale sipas Kodit Penal të Kosovës.