Botë

Presioni i Erdogan, ambasadorët: Nuk ndërhyjmë më, hiqet “non grata”

Dhjetë ambasada në Turqi njoftuan përmes Twitterit se pajtohen me artikullin 41 të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, që i nxit krerët e misioneve të huaja të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të shteteve në të cilat shërbejnë.

Njoftimi u bë pasi SHBA, Kananda, Finlanda, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Zelanda e Re, Holanda, Gjermania e Franca kërkuan javën që shkoi lirimin nga burgu të aktivistit dhe filantropit, Osman Kavala, të burgosur me pretendimin se ka pasur rol në protestat e parkut Gezi në 2013-ën dhe grushtin e dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016, akuza këto të cilat ai vetë i ka hedhur poshtë me forcë.

Erdogan vendosi ta tërheqë deklaratën për shpalljen non grata të ambasadorëve perëndimorë, duke thënë se ata vetë kanë pranuar që në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm”.“Synimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, u shpreh më tej Erdogan.

Ne kishim për qëllim të mbronim të drejtat e sovranitetit të Turqisë. Kreu i shtetit turk shkaktoi një skandal kur deklaroi, se dhjetë ambasadorë perëndimorë do t’i shpallë persona të padëshiruar nga protestat kundër deklaratës së tyre të solidaritetit me sipërmarrësin dhe mbështetësin e kulturës Osman Kavala, që mbahet në burg.

Me shpalljen e person non grata zakonisht pason dëbimi i personave nga vendi. Të prekur nga ky qendrim ishin ndër të tjerë ambasadori gjerman Jürgen Schulz dhe kolegët e tij nga Franca, SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera.