Ballina

Presidentja takimet në Washington i nis me Jim O’Brien, flasin për dialogun

By GAZETA SCANNER 1

July 08, 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, takimet në Samitin e NATO-s në Washington D.C, i ka nisur me ndihmës sekretarin e shtetit, Jim O’Brien.

Ajo thotë se O’Brien pati diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët, por u fol edhe mbi zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë.

”Takimet në Washington D.C. i filluam me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.

Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”