Lajme

Presidentja Osmani: Zgjedhjet lokale në veri mbahen sipas ligjit, vitin e ardhshëm

By GAZETA SCANNER

September 27, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka përgjigjur presidentit serb, lidhur me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Ajo ka thënë se sipas afateve ligjore, zgjedhjet lokale mbahen vitin e ardhshëm.

“Unë jam e bindur sepse ai ka gënjyer në të kaluarën dhe të njëjtën gjë bën edhe tani. Jam e bindur se ai nuk e dëshiron pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, sipas të drejtave që atyre u takojnë edhe me Kushtetutën e Kosovës, sepse është pikërisht Vuçiçi arsyeja pse ata i bojkotuan, u larguan nga këto institucione. Ishte pikërisht ai që nëpërmjet intimidimit, forcës, dhunës, i bllokoi serbët që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme që u organizuan në komunat e veriut të Kosovës” ka thënë Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe.

Sipas Osmanit, zgjedhjet në pjesën veriore do të mbahen vitin që vjen në afat të rregullt.

“Tani, natyrisht që do të ketë zgjedhje të reja lokale, sipas afateve ligjore ato ndodhin vitin që vjen” ka thënë ajo.