Presidentja, Vjosa Osmani ka takuar në New York, ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.
Me të presidentja Osmani ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të dhe hapave tutje në interes të qytetarëve të Kosovës.
”Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”.