Lajme

Presidentja Osmani sot i drejtohet deputetëve në Kuvend

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare.

Në seancën e parë, do të jetë adresimi i presidentes Vjosa Osmani para deputetëve.

Kjo seancë do të fillojë nga ora 09:30.

Ndërsa në seancën e dytë do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.