Në disa media të enjten është raportuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vozitet nga një veturë e tipit Mercedes G- Class e bliduar, me vlerë 500 mijë euro.
Për këtë ka reaguar Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se “disa portale janë në gjendje që edhe një Golf 2 ta paraqesin si luksoze”.
Sipas tij, Osmani përdor veturën më të vjeër nga të gjithë bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale.
“Disa portale janë të afta ta paraqesin edhe një Golf 2 si veturë luksoze, mjafton që në të të vozitet Presidentja. Por, faktet flasin ndryshe nga propaganda: Presidentja përdor veturën më të vjetër nga të gjithë bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale në Kosovë. #Disinfo #FakeNews”, ka shkruar Sadriu