Lajme

Presidentja ndërron vendbanim, ndër banoret e para të lagjes luksoze

By GAZETA SCANNER 1

January 25, 2024

Banim në varg”, u quajt në deklarimin e pasurisë prona në një lagje luksoze në periferi të kryeqytetit.

Vlera e kësaj shtëpie që është pronë e presidentes, Vjosa Osmani, eshte deklaruar se kushton 170 mije euro.

Megjithëse kjo lagje nuk është përfunduar në tërësi, shtëpitë e kompletuara kanë banorët e tyre.

Në mesin e banorëve të parë të lagjes luksoze në Hajvali, është familja e presidentes.

Rrugët që të qojnë te kjo lagje, patrullohen nga njësitë të mbrojtjes së afërt.

Ata vëzhgojnë terenin, para se shefja e shtetit të kthehet në shtëpinë e saj.

Televizioni ka kontaktuar edhe me Zyrën e Presidencës, për ndërrimin e vendbanimit, po nuk ka marrë përgjigje.

Pa përgjigje, kanë qenë edhe nga zyra e lagjes së re.