Lajme

Presidentja me familje në panair: S’ka teknologji që e zëvendëson ndjesinë e leximit të libri

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Panairin e Librit, që po mbahet në Prishtinë.

Ajo ka publikuar pamje prej atje, ku shihet se ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e tyre.

Osmani krahas fotografive të publikuara, ka thënë se nuk ka teknologji që mund të zëvendësojë ndjesinë e leximit të librit.

“Panairi i librit në Prishtinë!

Nuk ka teknologji apo inovacion që mund të zëvendësojë ndjesinë që i jep shpirtit leximi i librit.” – ka shkruar ajo.