Lajmest-slider

Presidenti Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në Samitin e Friends of Europe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të hënën për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.

Në këtë samit, Thaçi do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian mbi rajonin tonë.

Po ashtu, Thaçi si pjesë e panelit do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.