Botë

Presidenti rus: Ekziston mundësia që Uashingtoni dhe Moska të rifillojnë komunikimin!

By GAZETA SCANNER 1

February 11, 2024

Presidenti rus, Vladimir Putin vlerësoi se ekziston mundësia që SHBA dhe Rusia të rifillojnë komunikimin, me kusht që publiku në SHBA të kuptojë se bota po ndryshon dhe se duhet të mësohet me këtë fakt.

“Nëse kuptohet se bota po ndryshon në rrethana objektive dhe se duhet përshtatur me të, duke shfrytëzuar avantazhet që ka SHBA-ja, ndoshta diçka do të ndryshojë”, tha Putin në një intervistë të zhvilluar më herët.

Gjithashtu ka sjellë në vëmendje disa nga marrëdhëniet me ish-presidentët e mëparshëm, duke thënë se “ka pasur komunikim të mirë me disa ish-presidentë amerikanë”.

“Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Bush Jr., i cili shihej nga të gjithë si një djalë fshatar që gjoja nuk kupton shumë, por nuk është kështu. E kuptonte se çfarë po bënte. Unë kam pasur një marrëdhënie të tillë me Donald Trump. Nuk bëhet fjalë nëse do të pëlqejmë njëri-tjetrin si personalitete, por për të përafruar pikëpamjet. Nëse ideja e dominimit me çdo kusht vazhdon të jetë në publikun amerikan, asgjë nuk do të ndryshojë”, tha Trump.