Lajmest-slider

Presidenti paralajmëron thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas homazheve në Reçak, ka bërë me dije se do t’i respektojë afatet ligjore dhe kushtetuese për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Në kohë të rregullt kushtetuese dhe sipas ligjeve”, është përgjigjur shkurt Thaçi, kur është pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë seancën e konstituimit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit.