Botë

Presidenti Macron bën thirrje për “aleancë të gjerë” kundër të djathtës ekstreme

By GAZETA SCANNER 1

June 30, 2024

Pas rezultateve zhgënjyese në sondazhet e parakohshme, presidenti francez Emmanuel Macron ka folur me agjencinë e lajmeve AFP.

Presidenti francez u ka bërë thirrje votuesve që të mblidhen pas kandidatëve “republikanë dhe demokratë” në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet të dielën e ardhshme.

Macron falënderoi gjithashtu pjesëmarrjen e lartë të votuesve në raundin e parë të sotëm.

Kujtojmë se partia e ekstremit të djathtë, i Marine Le Pen, ka dalë në krye me 34% të votave, e ndjekur nga koalicioni i krahut të majtë Nouveau Front Populaire me 28.1%.

Partia presidenciale mbetet pas me 20,3%, ndërsa partia e krahut të djathtë Les Républicains qëndron në 10%, sipas rezultateve të para të nxjerra nga Ipsos Talan, raporton Euronews.