Ballina

Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes, humbën mbështetjen e aleatëve të tyre

By GAZETA SCANNER 1

August 05, 2024

Gjatë një fjalimi në garën e kalorësisë Alka e Sinji në Sinj të Kroacisë, presidenti kroat Zoran Milanoviq foli për marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, teksa Kosovën e cilësoi si një aleate të ngushtë.

Duke reflektuar mbi të kaluarën e Kroacisë, Milanoviq tërhoqi paralele midis sfidave të hershme të Kroacisë dhe sfidave aktuale të Kosovës.

Ai tha se ndonëse Kosova e nisi me mbështetje të madhe, tani ajo ka humbur dhe “i është lënë vetvetes”.

“Ne filluam vështirë, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq qëndruan duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me mbështetje të madhe që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata i janë lënë vetvetes, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur. Prandaj ajo është sot është mysafirja ime [presidentja Osmani] dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha Milanoviq, raporton Index.hr.