Sport

Presidenti i PSG-së: Mbappe do të jetë në Paris përtej 2024

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2023

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi, ka deklaruar se Kylian Mbappe do të jetë pjesë e tyre përtej vitit 20224.

“Kylian Mbappe është një lojtar i PSG-së. Jemi të lumtur që e kemi dhe do ta kemi. Ai e do këtë klub dhe është një lojtar fantastik. Ai është më i miri në botë”, u shpreh Al Khelaifi.

Mbappe ngjalli një bujë të madhe në verën që shkoj duke refuzuar kontratën e re të ofruar nga PSG-ja, dhe kështu duke u suspenduar nga klubi francez për një kohë.

Ai u rikthye më pas në ekip në fund të gushtit, dhe që atëherë ka shpërthyer me formë të mirë, duke qenë lojtari kyç i parisienëve.

Është thënë se Real Madridi ka marrëveshje me Mbappen, për ta nënshkruar në momentin kur t’i skadojë kontrata aktuale.