Podgorica, 4. aprila 2023 - Novoizabrani predsednik Crne Gore Jakov Milatović rekao je danas, odgovarajući na pitanje da li će ta zemlja razmatrati odluku da se priključi Otvorenom Balkanu, da je to nešto čime treba da se pozabavi naredna vlada koja će, kaže, biti rezultat novog saziva Skupštine Crne Gore. FOTO TANJUG/STRAHINJA AĆIMOVIĆ/ bs

Lajme

Presidenti i Malit i Zi: Së pari zgjedhjet në veri pastaj themelimi i Asociacionit

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, vlerëson se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Milatoviq, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” ka theksuar Milatoviq, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”.

“Për të përmirësuar situatën, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të themelojë Asociacionin”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse serbët do të marrin pjesë në to, Milatoviq deklaroi se veriu duhet të shkojnë në zgjedhje.