Sport

Presidenti i Bayernit kritikon Barcelonën pse po “flirton” me Kimmichin

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2023

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer ka kritikuar Barcelonën, që pse po flirton me lojtarin e tyre, Joshua Kimmich.

Hainer ka vënë në dyshim pse ata në Barcelonë vazhdojnë të nxisin spekulimet rreth të ardhmes së afërt të Kimmich.

68-vjeçari, i cili ka qenë president i Bayern Munich që nga nëntori 2019, ka hedhur poshtë çdo zë në lidhje me largimin e mundshëm të mesfushorit gjerman dhe ka riafirmuar se sa i vlerësuar është Kimmich në Bavari.

Duke folur për Sky Sport, Hainer tha: “Nuk e kuptoj pse ata [Barca] flirtojnë hapur dhe në mënyrë ofenduese me lojtarin tonë. Joshua Kimmich është një gur themeli absolut për ne. Ai është me siguri në planet tona për të ardhmen”.

Komentet e Hainer vijnë pasi trajneri i Barcelonës, Xavi, konfirmoi interesimin e tyre për Kimmich teksa kërkojnë të zëvendësojnë Sergio Busquets.

“Nëse ka një derë të hapur, do të ketë negociata me Bayernin. Është e qartë se Ne kemi nevojë për një lojtar të një niveli shumë të lartë në këtë pozicion, përndryshe do të jetë shumë e vështirë të vazhdojmë vitin e ardhshëm”, u shpreh Xavi.

Mesfushori 28-vjeçar gjerman, i cili ka qenë një pjesë integrale e Bayernit që kur doli në skenë në vitin 2015, bëri 33 paraqitje këtë sezon, duke e fituar titullin në xhiron e fundit.