Botë

Presidenti Biden: Shumica e palestinezëve s’kanë të bëjnë me sulmet e Hamasit, por po vuajnë si rezultat i tyre

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Presidenti i SHBA’ve, Joe Biden, ka thënë se nuk duhet të harrohet fakti që shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kanë lidhje me sulmet e Hamasit mbi Izraelin.

Ai ka thënë se palestinezët po i vuajnë pasojat e sulmeve të Hamasit.

Ne nuk duhet ta harrojmë faktin se shumica dërrmuesve e palestinezëve nuk kishin asnjë lidhje me sulmet e tmerrshme të Hamasit, dhe janë duke vuajtur si pasojë e tyre”, ka shkruar ai.

We must not lose sight of the fact that the overwhelming majority of Palestinians had nothing to do with Hamas’s appalling attacks, and are suffering as a result of them.

— President Biden (@POTUS) October 15, 2023