Sport

Presidenti Ademi uron lojtarët e Kosovës pas fitores ndaj Lituanisë

By GAZETA SCANNER 1

October 12, 2024

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar ekipin e Kombëtares së Kosovës pas fitores së Lituanisë me rezultat 2:1, shkruan Scanner.

“Kjo fitore tregon forcën dhe përkushtimin e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve”, shkruan Ademi, i cili ka falënderuar çdo lojtar, trajnerin Franco Foda, stafin dhe të gjithë ata që na mbështesin pa ndërprerë.

Postimi i plotë:

Urime Kosovë fitorja ndaj Lituanisë 2:1 🇽🇰⚽️

Kjo fitore tregon forcën dhe përkushtimin e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve. 👏

Krenar për këtë skuadër që çdo herë e më shumë po tregon karakter dhe shpirt luftarak.

Falënderoj nga zemra çdo lojtar, trajnerin Franco Foda, stafin dhe të gjithë ata që na mbështesin pa ndërprerë.

Një falënderim i veçantë për bashkëatdhetarët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për të mbështetur ekipin me zemër nga tribunat.

Me këtë përkushtim dhe unitet, sigurisht se sukseset tona do të vazhdojnë! 💪

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi… 🙌🇽🇰

#ForcaKosova #Dardanët

https://www.facebook.com/share/p/snki5a5hg6cCoGKN/