Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Dukagjinin për debutimin me fitore në garat evropiane.
Klinasit sonte mundën Europa nga Gjibraltari (2-1), në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka përgëzuar KF Dukagjinin për fitoren e parë në Evrope. Ai ka shtuar se sonte ishte një festë futbolli në “Fadil Vokrri”.
Ky është postimi i Ademit:
Urime FC Dukagjini
Tjetër festë futbolli në “Fadil Vokrri”. Skuadra e Dukagjinit debutoi me fitore në garat evropiane, pasi sonte e mposhti skuadrën Europa nga Gjibraltari, me rezultat 2:1.
Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe qytetarët e Klinës për këtë sukses.
Uroj që në ndeshjen e kthimit Dukagjini ta administrojë epërsinë e krijuar dhe të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Po ashtu përgëzoj edhe Gjilanin që sonte si mysafir arriti të barazojë kundër Progres Niederkorn, me rezultat 2:2. Ky rezultat jep shpresa që skuadra gjilanase të kalojë tutje.
Urime e ju priftë e mbara!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=772980378160982&id=100063470804234&mibextid=Nif5oz