Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar djemtë e Kombëtares U15 për triumfin në turneun e UEFA-s në Maltë, shkruan Scanner.
“Dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë futbollistët për angazhimin, disiplinën dhe shpirtin luftarak në fushë, duke përfaqësuar me krenari fanellën dardane”, shkruan Ademi.
Postimi i plotē:
Urime djemve të Kombëtares U15 për triumfin në turneun e UEFA-s në Maltë 👏
Kombëtarja e Kosovës për grupmoshën nën 15 vjeç, në turneun “UEFA Development” të organizuar në Maltë, nën drejtimin e trajnerit Ilir Nallbani dhe stafit të tij, tregoi performancë të shkëlqyer duke triumfuar në të gjitha ndeshjet ndaj Estonisë, Gjibraltarit dhe Maltës, duke e përmbyllur turneun në pozitën e parë.
Dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë futbollistët për angazhimin, disiplinën dhe shpirtin luftarak në fushë, duke përfaqësuar me krenari fanellën dardane.
Ky sukses është një dëshmi e potencialit të tyre të jashtëzakonshëm dhe i inkurajoj që të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre në futboll.
Urime nga zemra dhe shumë suksese në të ardhmen!
Forca Kosovë! ⚽️🇽🇰