Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, një ditë para ndeshjes me Norvergjinë, ka takuar ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, shkruan Scanner.
Ademi shkruan se gjatë këtij takimi vlerësuam rolin e bashkatdhetarëve tanë dhe përkrahjen që ata i japin vendit të origjinës në çdo sferë të jetës.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të mirëpritem nga ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci.
Ambasadoren e falënderova për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në promovimin e vlerave të vendit tonë në Norvegji.
Gjatë këtij takimi vlerësuam rolin e bashkatdhetarëve tanë dhe përkrahjen që ata i japin vendit të origjinës në çdo sferë të jetës.
Kontributi i tyre në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona është i jashtëzakonshëm.
Në ndeshjen e nesërme presim që mbështetja e tyre për Dardanët të jetë maksimale.⚽️🇽🇰
https://www.facebook.com/share/p/JGUSEE2VGB2cbiUz/?mibextid=oFDknk