Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka mirëpritur në selinë e FFK-së, sulmuesin e Kombëtares së Kosovës U19, njëkohësisht anëtarin e VFB Stuttgart U19, Elion Bujupi, raporton Scanner.
“Elioni na dha emocione me supergolin e shënuar në ndeshjen kundër Spanjës, për çka do të mbahet mend gjatë”, shkruan Ademi.
Postimi i plotë:
Mirëprita sot në selinë e FFK-së, sulmuesin e Kombëtares së Kosovës U19, njëkohësisht anëtarin e VFB Stuttgart U19, Elion Bujupi 🇽🇰
⚽️Elioni na dha emocione me supergolin e shënuar në ndeshjen kundër Spanjës, për çka do të mbahet mend gjatë.
👏🏻Familjen e Elionit e përgëzova në emër të komunitetit të futbollit për atdhedashurinë me të cilën e kanë rritur e edukuar djalin e tyre, ndonëse i lindur dhe rritur në Gjermani.
🤝Elionit ia rikujtova që FFK do të jetë gjithmonë afër të gjithë Dardanëve të rinj, në rritjen e tyre të mëtutjeshme dhe i dëshirova suksese në karrierën e tij.
https://www.facebook.com/share/p/UpGRb8r6vnYyG1Dw/?mibextid=oFDknk