Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e ish-futbollistit të Trepçës’89 dhe Kombëtares së grupmoshave të Kosovës, Erion Kajtazi në Mitrovicë.
Kjo shtatore u përurua më 3 dhjetor në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kreu i FFK-së gjatë nderimit që i bëri talentit të futbollit kosovar ishte i shoqëruar nga babai i Erionit, Fatoni dhe përfaqësuesi i Trepçës’89, Arsim Islami.
Erion Kajtazi ndërroi jetë një vit më parë pas një sulmi në zemër gjatë ndeshjes A&N – Trepça’89 në Superligën e juniorëve.
Me këtë rast Ademi edhe një herë vlerësoi talentin e jashtëzakonshëm të Erionit, teksa theksoi se shtatorja e tij do të shërbejë si frymëzim për gjeneratat e reja.
Erioni ishte njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit kosovar dhe vlerësohej si futbollist me potencial të jashtëzakonshëm.