Lajme

Presidenca përmbledh takimet e Osmanit me zyrtarët e lartë në Washington

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2024

Presidenca e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet që presidentja Vjosa Osmani i ka zhvilluar gjatë vizitës në Washington D.C., në margjinat e Samitit të NATO-s.

Në njoftim është thënë se Osmsani është takuar me homologë të saj dhe përfaqësues shtetesh.

Presidenca ka listuar zyrtarët e lartë shtetëror amerikanë që Osmani i ka takuar, duke filluar nga presidenti amerikan Biden, e deri te ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Tutje, presidentja njoftoi se është ftuar edhe në aktivitetin e hapjes së Samitit nga Sekretari amerikan Anthony Blinken.

Lista e zyrtarëve të lartë me të cilët është takuar Osmani:

Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden

Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien

Michael Carpenter, Drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve

Kryetaren e Nderit të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisten Nancy Pelosi

Senatorët: Jeane Shaheen, Chris Murphy dhe Amy Klobuchar

Kongresistët: Keith Self, Pete Sessions, Gary Palmer dhe Zach Nun

Ambasadoren Geeta Gupta, udhëheqëse e zyres së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave

Ambasadoren Melanne Verveer nga Georgetoën Institute, ish-përfaqësuese e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave

Përgjatë Samitit, Presidentja po ashtu kishte mundësinë të bisedojë me:

Presidentin e Francës, Emanuel Macron

Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović

Presidentin e Finlandës, Alex Stubb

Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau

Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen

Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Fried

Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy