Sport

“Prekja e artë” e Messit- Si i ra lojtarit më të mirë në botë ta mbante Lamine Yamalin në krah si foshnje?

By GAZETA SCANNER 1

July 10, 2024

Yllit në ngritje, Lamine Yamal, i është publikuar një fotografi si foshnje me një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit Lionel Messi. Në fotografi, Messi shihet duke e mbajtur në krahë yllin spanjoll

Fotoja e Messit dhe Yamal, e realizuar në vitin 2007, tërhoqi vëmendjen pasi u postua në Instagram nga babai i Yamal, Mounir Nasraoui, javën e kaluar me mbishkrimin: “Fillimi i dy legjendave”.

Fotografia tregon Yamalin – i cili ishte vetëm disa muajsh – në një vaskë plastike blu, me Messin duke buzëqeshur dhe duke ia zgjatur dorën atij.