Lajme

Pozita bojkoton komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore

By GAZETA SCANNER 1

October 18, 2024

Për herë të dytë radhazi, në mungesë kuorumi ka dështuar Komisioni Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Në Komision ishin të pranishëm vetëm kryetari Shemsedin Dreshaj, deputeti Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ardian Kastrati ndërsa munguan deputetët e pozitës.

Theksojmë se për sot ishte planifikuar intervistimin e dëshmitarëve si Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj, AShI.