Lajme

Pozhari: Qeveria Kurti e ka pasur veriun objektiv që nga fillimi i qeverisjes

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se Qeveria Kurti e ka pasur objektiv veriun që nga viti i parë i qeverisjes.

Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1, deklaroi se nëse aksionet e fundit në veri të Mitrovicës do të ishin të vetmet në këta muaj, atëherë do të diskutonin.

Tutje, ai përmendi disa aksione që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, teksa tha se pati një kthesë ndryshe në zhvillimet në veri.

“Kjo Qeveri e ka pasur si objektiv shtimin e aktiviteteve dhe shtrirjen e ligjit në veri qysh nga viti i parë i qeverisjes, sikur këto aksionet e fundit të ishin të vetmet në këta muajt e fundit atëherë po do diskutonim, e kemi prej rastit të vitit 2022 kur u larguan nga aty kryetarët, u braktis policia, gjyqësia do të thotë pati një kthesë ndryshe në zhvillimet në veri”, –  deklaroi Pozhari në Tëvë1.

“Qysh atëherë ne kemi pasur përpjekje të njëpasnjëshme e para për të luftuar krimin më pas edhe kontrabandën, kemi pa edhe aktivitete si largimin e kamerave të dyshimta, më pas tabelat, dinari i cili githashtu shkaktoj reagime të një pas njëpasnjëshme”- ka thënë Pozhari.

“Tjetër gjë është e gabuar apo e qëlluar e ka ndjekur këtë diskurs të veprimeve qysh nga dita e parë e qeverisjes”, – shtoi ai.

I pyetur se kjo logjikë a është e qëlluar apo e gabuar ai ka thënë se gjithqka qka është ligjore është e qëlluar, por që sipas tij duhet të kesh edhe aftësinë të dialogosh me partnerët ndërkombëtar.

“Gjithqka që është ligjore është e qëlluar por ti duhesh me pas edhe teknikisht edhe aftësinë të dialogosh me partnertët”, theksoi Pozhari.

Më tej, analisti Pozhari tha se një aksion i tillë mund të reflektojë në rezultatin e një partie pozitivisht apo negativisht, por sipas tij, kjo duhet parë në esencë se ku është problemi.

“Një aksion I tillë apo i atillë mund të reflektojë në rezultatin e një partie pozitivisht apo negativisht, mirëpo duhet pare në esencë se ku është problemi”, ka thënë Pozhari.