Ballina

Power: SHBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro

By GAZETA SCANNER 1

May 13, 2023

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më tani kanë dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro.

Power në një konferencë së bashku me presidenten Vjosa Osmani, tha se Kosova ka hedhur hapa gjigantë gjatë këtyre 24 viteve.

“Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendeve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power.