Botë

Postimi i fundit i Navalny në Instagram ka të bëjë me gruan e tij

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Alexei Navalny arriti të komunikonte me botën përmes avokatëve të tij, duke u dhënë atyre mesazhe të cilat ekipi i tij i postonte më pas në internet.

Postimi i fundit në Instagramin e tij u bë vetëm dy ditë më parë, më 14 shkurt. Ishte një mesazh për ditën  e Shën Valentinit drejtuar gruas së tij me një foto të përbashkët, shkruan BBC.

“Midis nesh ka qytete [dhe] mijëra kilometra”, thuhet në postim. “Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”.